Zëvendëskryeministri i Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, realizoi këtë mëngjes pune me ambasadorët e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, atë të Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Ai tha se bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor do të jetë më i dobishëm se sa angazhimet individuale të këtyre gjashtë shteteve, bëri të ditur se një ndër temat kyçe në takimin e parë koordinues është axhenda për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, është një mundësi historike për Ballkanin Perëndimor në aspiratat euro-atlantike, pasi që BE-në do ta udhëheqin tre vendet e rajonit, së pari Bullgaria, pastaj Austria dhe Rumania./InfoShqip.com










