Osmani: Të gjitha vendet e BE-së angazhohen që Maqedonia e Veriut ta marrë datën

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vlerëson se tek të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian shohin angazhim të madh për ta zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë. Osmani tha se po punojnë në dy rrugë, e para komunikimi në mënyrë bilaterale me Republikën e Bullgarisë për mbajtjen e koferencës ndërqeveritare dhe e dyta, propozimi portugez që kryediplomati vlerëson se është bazë e mirë për zgjidhjen e problemit. Ai ndër të tjera shtoi se ata janë duke punuar sikurse marrëveshja të arrihet, por u shpreh se nuk mund t’i rris pritjet e qytetarëve, pasi që është e pasigurt se a do të ketë marrëveshje.

Sinkron: Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

Nëse kësaj dosje perfekte nuk i jepet përgjigje pozitive, me të vërtetë krijon dyshim se sa BE-ja dëshiron integrimi e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se këtë e ndjejnë vendet anëtare, publikisht e vlerësojnë punën tonë, arritjet e tona, me kualifikime të cilat nuk janë të zakonshme, në kuptimin e asaj që historia po bëhet model për përparimin e vendeve në rajon. Megjithatë, mbeten ndryshimet me Bullgarinë, unë për momentin nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë rezultati më 22 qershor”.

Osmani gjithashtu komentoi edhe dështimin e djeshëm të komisionit të përbashkët për çështje historike, duke thënë se puna e komisionit është e rëndësishme për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, dhe se për një rezultat të mirë sipas tij duhet të jenë marrëdhëniet politike të mira mes dyja vendeve.

Sinkron: Bujar Osamni, Ministër i Punëve të Jashtme

Puna e komisionit jo formalisht është e varur direkt nga marrëdhëniet politike, kur marrëdhëniet politike janë të mira komisioni punon më mirë, por nga ana tjetër kur komisioni punon mirë edhe marrëdhëniet politike janë të mira, domethënë ne jemi në një feedback komisioni dhe politika, dhe tani qartazi këto ngërçe janë si rezultat i marrëdhënieve politike jo të mira”.

Kryediplomati gjithashtu sqaroi se diplomatët janë në komunikim të vazhdueshmë në lidhje me mundësin e definimit të protokollit, që porpozimi portugez parasheh moniturimin nga ana e BE-së në implementimin e fqinjësisë së mirë përmes sinjalisitikës, dhe se ky propozim do të jetë i monituruar në kuadër të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociacimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu