Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të punësuarve në ministrin u ka blerë trotinet elektrik. Ai thotë se diplomacia e gjelbër është një normalitet i ri.
“Praktika e përdorimit të këtij lloji të mjeteve të udhëtimit bëhet me vrojtim të thjeshtë të lokacioneve të institucioneve shtetërore, me çka menjëherë vërehet se në diametër prej 1-2 kilometra gjenden 90% prej tyre, të cilat çdo ditë pune udhëzohen për bashkëpunim dhe koordinim.
Për këso lloj destinacionesh të përditshme të shkurta, duhet të tentojmë, aq sa mundemi dhe sa na japin hapësirë rrethanat, të shfrytëzohen biçikleta dhe trotinete elektrike. Përmes shembujve të këtillë, e ndihmojmë veten, u krijojmë hapësirë të tjerëve, e ndihmojmë rrethinën dhe natyrën, për të pasur ambient më të pastër jetësor”, ka shkruar Osmani, përcjell SHENJA.









