Muhamet Hamiti i LDK-së thotë se Vetëvendosje ushqei një diskurs armiqësor ndaj partive të tjera ‘duke përmendur referendumin’, por sipas itj, sipas rezultateve, nuk doli të jetë referendum.
“Ata kanë thënë ‘krejt dhe drejt’ dhe kanë thënë se e kanë kryer punën e koalicioneve por do të shohim a e kanë kryer. Dhe pastaj e kanë edhe çështjen e Presidentit. Ata duhet ta ndërrojnë diskursin dhe të bëhen bindës. Vetëvendosje edhe me pakica nuk ia del të formojë institucione. Do t’iu kushtojë sepse do të jetë e pamundur të bëjnë kryeministër Kurtin dhe president Osmanin”, ka thënë ai në tvDukagjin.