Pa Lukakun të dëmtuar Interi nuk ja ka dalë ndaj Sampdorias duke u mposhtur 2-1, shkruan Albeu.com. Ishin golat e Candreva me 11-metërsh në minutën e 23′ dhe Keita në të 33′ që i siguruan Sampodrias fitoren në pjesën e parë.
Në të dytën Interi rihapi takimin pas golit të De Vrij në minutën e 65′ por vetëm kaq pasi vendasit arritën të ruajnë avantazhin.
Pas 16 javësh Interi mban vendin e 2 me 36 pikë.










