Pacientja e dyshuar se u infektua me coronavirus në Kosovë, rezultati del negativ

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se pacientja e cila ishte shtrirë në QKUK dhe dyshohej se ishte infektuar me virusin Coronavirus, pas analizave të bëra ka rezultuar negative.

Pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ka kompletuar Planin e Gadishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH; Janë shpërndarë materialet dhe dokumentet, posteret e shtypur nga Instituti Kombëtar me kohë janë shpërndarë në Institucionet shëndetësore, Shkolla, Aeroport, hyrje/daljet tokësore, Institucionet e burgjeve. Komunikimi me media dhe rrjetet sociale është në vazhdimësi për të ruajtur panikun e mundshëm. Është bërë ngritja e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë në ANP”Adem Jashari” dhe në hyrje daljet e Kosovës me ekipe mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe lajmin për shtrirjen e kësaj paciente në Klinikën Infektive në QKUK, e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndryshe, edhe rajoni ka marr masa për mbrojtjen nga Coronavirusi.

Shqipëria ka marr masa mbrojtëse, duke shtuar kontrollin në Aeroportin e Rinasit, ndërsa në Itali tashmë kanë humbur jetën pesë persona nga Coronavirusi dhe qindra tjerë janë infektuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu