Pacolli: Ftoj deputetët të hapin rrugë për formimin e Qeverisë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i vetmi nga kjo parti që ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai duke falënderuar votuesit, ka bërë thirrje për formimin e institucioneve.

“Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi për mua”, ka thënë Pacolli.

Kuvendi i Kosovës të fillojë punën sa më parë. I ftoj kolegët e mi deputet të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re”-tha Pacolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu