Deputetja e lëvizjes Vetevendosje, Fitore Pacolli pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit me kabinetin e tij qeveritar, raporton “Zëri.info”.
Sipas saj dorëheqja sa më e shpejtë e tyre do të ishte për të mirën e qytetarëve dhe të Kosovës.
“Kryeminstër, jep dorëheqje sot mos e le për nesër. Merri me vete edhe Ministrat e zv. Ministrat. Sa më shpejt aq më mirë për Kosovën dhe qytetarët”, ka shkruar Pacolli në një postim në “Facebook”.










