Pacolli: Nëse emri Jashari i pengon FIFA-s, unë do e paguaj gjobën, kam folur dhe me Xhakën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur për dilemën nëse kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, mund të dënohet nga FIFA për shkak se mbajti fanellën “Jashari” pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Serbisë, në Kupën e Botës.

Ai tha se nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë.

Këtë deklaroi Pacolli se do ta bëjë në emër të popullit shqiptar.“Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shkroi ai në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu