Pacolli nuk i shkon Thaçit në takim: Kjo është arsyeja

Ndryshe nga liderët e tjerë partiakë opozitarë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk do të mund të jetë i pranishëm sot në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi.

Edhe se nuk u zhvillua takimi midis tij dhe Thaçit, Pacolli ka vendosur që të diskutojë përmes telefonit me Shefin e Shtetit, duke rënë dakord kështu që t’i bashkërendojnë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve dhe për interesat shtetërore.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se për shkaqe teknike, nuk do të zhvillohet ky takim, diskutimet e të cilin janë bërë përmes telefonit.

“Në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore.

E falënderoj liderin e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe nga Pacolli, në takimet e thirrura nga kreu i shtetit, vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zgjedhur që të mos shkojë në këtë takim, për të cilin ka thënë se nuk ka interes dhe as gatishmëri që të takojë Presidentin, si kryetar i VV-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu