Pacolli për VV-në: Mënyra se si më kanë trajtu, nuk më meritojnë mua

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se e kishte përkrahur më herët Vetëvendosjen (VV), por që trajtim jo të mirë kishte marrë nga kjo parti dhe kreu i saj, Albin Kurti.

Behgjet Pacolli ka thënë se mënyra se si e ka trajtuar Albin Kurti, nuk e ka merituar atë në listë.

“Mënyra se si më kanë trajtu, nuk më meritojnë mua’’, ka thënë ai në një emision.

Ai ka përmendur edhe ndalimin që Qeveri Kurti ia kishte bërë atij për të ateruar në aeroportin e Prishtinës, gjatë pandemisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu