Kryetari i AKRsë, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer për herë të parë njërin nga momentet më të sikletshme në jetën e tij.
Pacolli, mbrëmjen e djeshme ka treguar një rast ku ka parandaluar një ak sident në aeroplanin e tij, i cili me shumë gjasë do të ishte fatal për të dhe gjithë ekuipazhin.
Ai ka treguar se bashkë me të ishte edhe gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka.
“Mua më ka ndodh një gjysmë inc identi i tillë bile ka qenë Milaim Zeka me mua në aeroplan.
Para se të nisem, dikush nuk e ka mbyll vetëm një “tap” të aeroplanit dhe në moment që hyn ajri nëpër rezervarin e kerozinës, krijohet një kompresion dhe ndodh shpërthimi” ka deklaruar Pacolli.
Pacolli, tregon se piloti i aeroplanit nuk e ka vërejtur këtë “defekt”, por për fat të mirë ka qenë vetë Pacolli që e ka parë prej dritares së tij.
“Mos ta kisha parë unë, ai do të nisej ashtu dhe në moment i them ndalu dhe i fik motorat, ku zbulohet çdo gjë dhe i ikim një tra gjedie” shton ai.









