Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Jashtëm ka folur nga Dubai, pasi Kosova nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në INTERPOL.
“Oponenca është tepër e madhe. Kundërthëniet janë tepër të mëdha. Serbia ka bërë një luftë të pa mëshirshme me të gjitha mjetet në dispozicion kundër Kosovës,” është shprehur Pacolli, raporton arbresh.info.
Sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet për paqe me Serbinë.
“Ne duhet të krijojmë perspektive për qytetarët e Kosovës, për rininë, dhe të ecin përpara me kolegët e vetë evropian. Nuk duhet të ndalemi duhet të angazhohemi që të arrijmë deri te paqja me Serbinë,” është shprehur ai.
Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se vendimi i sotëm ka qenë politik, përkudnër se kanë pritur vendim policor.
“I jemi falënderues për përkrahjen e vendeve demokratike. Policia e Kosovës do të jetë pjesë e INTERPOLIT. Qysh vitin e ardhshëm do të tentojmë të jemi prap pjesë e kësaj organizate dhe të kontribuojmë në sigurinë e përgjithshme,” tha Qalaj.










