Pacolli takon Trumpin por kryeministri irakian ka lenë nam duke iu vardisur Obamës (VIDEO)

Ditën e kaluar zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli u bë qesharak pasi tentoi të takonte Donald Trumpin. Ndërsa, Trump i rrethuar nga rojet po ecte në koridor, një gazetar shqiptar i tha Pacollit: shko jepja dorën Trumpit, dhe ky menjëherë reagoi duke habitur edhe truprojet e tij,shkruan albeu.com.

E megjithatë mundi t’ja japë d sekonda dorën Trumpit dhe u gëzua shumë pasi e shiti si një kënaqësi të madhe në publik por publiku vetëm qeshi me të.

Por njv rast qesharak ka ndodhur në vitin 2015 në samitin e G7 ndërmjet Presidentit amerikan të asaj kohe, Barak Obama dhe kryeministrit të Irakut.

Gazetarët dhe kameramanët e Samitit të G7-s fokusuan përpjekjet e kryeministrit të Irakut, për të tërhequr vëmendjen e Presidentit amerikan, Barack Obama.

Momenti i fokusuar i kamerave, ishte pikërisht përpjekja e dështuar e kryeministrit të Irakut, Haider al Abadi, për të tërhequr vëmendjen e Presidentit Obama,raporton albeu.com.

Video tregon momentin kur ky i fundit bisedon me kryeministrin italian, Matteo Renzi dhe drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, kur kryeministri irakian ulet pranë tij.

Kreu i qeverisë së Irakut priste të shkëmbente ndonjë fjalën me Obama-n, kur ky i fundit u çua në këmbë dhe vazhdoi bisedën dhe e la me presh në dorë kryeministrin irakian i cili priste ta shiste për popullin irakian si njv takim të suksesshëm./albeu

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu