Padi penale ndaj ish-kryetarit të një komune në Maqedoninë e Veriut

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër ish-kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov, dhe pesë personave të tjerë për dyshime për keqpërdorim të procedurës së prokurimit publik dhe punë të pakujdesshme në shërbim.

Sipas policisë, gjatë tenderit për blerjen e 10 autobusëve elektrikë për NQP “Strumica-Transport”, në vlerë 429.9 milionë denarë, janë shkelur procedurat ligjore, është angazhuar person pa kualifikimet dhe licencën e nevojshme, ndërsa specifikimet teknike dyshohet se janë përshtatur paraprakisht për autobusët e përzgjedhur.

Si pasojë, sipas autoriteteve, është shkaktuar dëm material i madh, ndërsa janë vënë në pikëpyetje cilësia dhe siguria e autobusëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu