Pajtim Thaçi: BDI në zgjedhje zyrtarisht harxhon 2.5 milionë euro

Konferencë për media e bartësit të listës së kandidatëve për këshilltar komunal në Tetovë, Pajtim Thaçi:

Sot, ne të gjithë e dijmë se cili është problemi më i madh i vendbanimeve tona. Shkuarja në kurbet e të rinjëve tanë.

Mirëpo, siç duket, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe nënkryetarja e saj znj. Teuta Arifi, nuk u intereson shumë.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm 5 ciklet e fundit zgjedhore BDI ka harxhuar mbi 2.5 milion euro. Edhe një herë e përsëris, BDI ka harxhuar mbi 2.5 milion euro. Sa kanë harxhuar jo zyrtarisht nuk e dijmë.

Ne mendojmë se këto para që janë harxhuar për marketing politik, sikur të ishin investuar diku, mund të kishim ndërtuar ndonjë rrugë, ujsejellës apo të shërbenin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe shumë gjëra tjera.

Gjithashtu vazhdojmë të kërkojmë spjegim nga Komuna e Tetovës për ato 56 mijë euro, ta dijmë a janë pjesë e këtyre të dhënave zyrtare apo ka diçka tjetër jozyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu