Pakistani: Marrëdhëniet tona me Turqinë i ka zili e tërë bota

Ky vlerësim i gjeneralit pakistanez erdhi gjatë një prononcimi për Agjencinë Anadolli (AA), ku ai vuri në pah se Turqia është shtëpia e tyre e dytë.

Pasi tërhoqi vëmendjen se kontaktet politike, ushtarake dhe ndërmjet popujve të Turqisë dhe Pakistanit veprojnë së bashku në të gjitha fushat e jetës, gjenerali theksoi se marrëdhëniet kanë vazhduar duke u zhvilluar historikisht.

“Pakistani dhe Turqia si dy vende vëllazërore nuk ndajnë vetëm lidhjet e përbashkëta kulturore e fetare, por në të njëjtën kohë kanë sprova dhe interesa të përbashkëta. Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit, përveçse janë të pashembullta, i ka zili e tërë bota”, u shpreh ai duke theksuar se këto duhet të transmetohen brez pas brezi.

Ndër të tjera Khan nënvizoi se Pakistani ndodhet pranë Turqisë lidhur me çështjen e Qipros, sprovat e sigurisë lidhur me Sirinë e Irakun, si dhe në luftën kundër terrorizmit.

“Për të kapërcyer sprovat në fjalë është e rëndësishme vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve”, saktësoi Khan dhe shtoi se PKK-ja e DAESH-i janë kërcënime të hapura.

Sipas gjeneralit, Pakistani gjithashtu lufton me sprova të ngjashme në kufijtë e tij.

“Turqia dhe Pakistani kanë një vizion të përbashkët për të siguruar stabilitet, paqe dhe mirëqenie në rajon dhe kryesisht për vendet myslimane”, theksoi Khan duke tërhequr vëmendjes se mbështetja që Turqia siguroi për Azerbajxhanin, është një tregues i qartë i kësaj.

Mes të tjerash, ai shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që Turqia ka siguruar në çështjen e Kashmirit.

“Ne i jemi mirënjohës Presidentit (Recep Tayyip) Erdogan, ministrit të Jashtëm (Mevlut Çavusoglu) dhe kryeparlamentarit (Mustafa Sentop) që kanë ngritur në platformat ndërkombëtare çështjen e Kashmirit, një sprovë e rëndësishme në rajon, e cila është shndërruar në kërcënim për sigurinë dhe përbën rrezik për të ndikuar në një rajon më të gjerë”, tha Khan mes të tjerash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu