Palmer: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë.

Ai në një intervistë ekskluzive tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar kushtetutën e saj.

“Ekzistojnë mekanizma përmes të cilave Kosova mund të zgjidh këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet

Sa i përket padisë së paralajmëruar të Kosovës për gjenocid kundër Serbisë, Palmer tha se një qasje e tille nuk do ti kontribuoj zgjidhjes së problemeve midis dy vendeve.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu