Palmer: Pres që dialogu të vazhdoj së shpejti, kompromisi themeli i marrëveshjes së ardhshme mes Beogradit e Prishtinës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka biseduar me Përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku sipas njoftimit të zyrës së kryeministres serbe emisari amerikan ka theksuar se nuk ka nevojë të nisë asgjë nga fillimi por të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Diplomati amerikan ka thënë në bisedën e tij të të shtunës me kryeministren serbe Brnabic se Washington mbështetë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ka shtuar se ato bisedime të vazhdojnë së shpejti, ka njoftuar qeveria serbe.

Palmer, sipas njoftimit, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, duke vlerësuar se nuk duhet të niset nga fillimi pasi tanimë janë zbatuar segmente të kësaj marrëveshje, që janë të ndërlidhur me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Palmer ka deklaruar se kompromisi është bazë jo vetëm e dialogut, por edhe të marrëveshjes së ardhshme mes dy palëve, sipas njoftimit të qeverisë serbe. Brnabic në anën tjetër ka këmbëngulur si të gjithë zyrtarët serbë në zbatimin e plotë të marrëveshjes së tanishme, kanë shtuar në njoftim zyra e qeverisë serbe në njoftim.

Brnabic ka shtuar edhe pritshmërinë e Beogradit sa i përket euro integrimit, duke theksuar pranimin e metodologjisë se re të negocimit për anëtarësim në bllokun eruopian, me pritjen e sinjaleve pozitive nga Brukseli, ceket në njoftim.

Palmer ka siguruar Brnabic se Serbia mund të llogarisë në përkrahjen e SHBA-së në rrugëtimin e saj europian, dhe ka vlerësuar, sipas njoftimit, përparimin e Beogradit në reformat e eurointegrimit, para së gjithash në fushën e ekonomisë.

Palmer ka vlerësuar si interes parësor të SHBA’së stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, siç theksohet në komunikatë, rolin konstruktiv të Serbisë në nismat rajonale si ajo e ‘mini shengen’.

Dy zyrtarët kanë biseduar edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve amerikane në tregun serb, duke vlerësuar se kompanitë nga SHBA që veprojnë në Serbi janë të kënaqura me kushtet ekzistuese.

Palmer ka nisur një ofensivë diplomatike amerikane si emisari special amerikan në Ballkan në takim zyrtarët kosovarë dhe ata serbë. Theks i veçantë i ka dhënë bashkëpunimit të SHBA-së dhe BE-së në proces, si dhe pritjes për caktimin e vazhdimit të dialogut mes palëve si prioritet i tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu