Palmer takohet me Abdixhikun: ShBA-ja të ketë rol në dialog

Zëvendës ndihmës sekretari i ShBA-së, Matthew Palmer dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett kanë takuar kryetarin e Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Në këtë takim u diskutua për rolin e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. Nëpërmjet një komunikate nga LDK thonë se “Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”

Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu