Barcelona është fitues i Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit për sezonin 2020/21 pasi mposhti në finale Athletic Bilbaon.
Klubi katalunus u tregua i fortë për baskët në finalen e madhe të Kupës së Mbretit duke i mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Të gjithë golat e ekipit të Ronald Koeman erdhën në pjesën e dytë dhe shënues ishin Antoine Griezmann (60’), Frenkie De Jong (63’) dhe Lionel Messi (68’, 72’).
Pas triumfit, lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh pikërisht magjiku argjentinas, Messi, i cili mori edhe trofeun e Copa del Rey i pari në duar.
Me të marrë trofeun në duar, Messi e ngriti lartë dhe nga aty fillojë festa e madhe e lojtarëve dhe stafit të Barcelonës.
Ky triumf u festua shumë, pasi klubi katalunas ka pasur shumë ulje ngritje këtë sezon dhe ky ishte një stimul shtesë për të luftuar deri në fund për La Ligan.
Më poshtë u sjellim disa pamje nga festa e madhe e Barcelonës pasi pranuan trofeun e Copa del Rey.
VIDEO:
We are the champions🎉🎉🎊🎊
🏆 #CopaDelRey #leomessi #Barca💙❤ pic.twitter.com/PmN8Nvs2rE— ⚽leo_sounak🇮🇳 (@sounak_knight) April 17, 2021
🏆🆙 RAISE IT HIGH! pic.twitter.com/QqqeQ8aN9S
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 17, 2021
#MESSI MVP!#MESSI MVP!#MESSI MVP! pic.twitter.com/XWKWpJQCpl
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 17, 2021









