Një pjesë nga sulmi ndaj Iljaz Iljazit nga ana e këshilltarit Nefi Useini është xhiruar nga ballkoni i apartamentit ku banon profesori.
Nga videomateriali shihet se si këshilltari Useini vrapon drejtë profesorit, ndërsa para tij e ndalojnë disa persona të cilët e largojnë anësh, kur arrinë Useini e kap për dore dhe e ka shtyrë, shkruan A1on.
Në të njejtën kohë vajza e Iljazit e cila bën incizimin e videos e paralajmëron Useinin se e xhiron incidentin por këshilltari me fjalë vulgare i thotë se do e hedhë nga ballkoni.
VIDEO: