Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike pas dështimit për të disatën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas fotografisë të siguruar nga Telegrafi në takim shihen liderët e partive politike të ulur afër dhe përballë njëri tjetrin.

Në këtë takim po marrin pjesë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i PDK-së, Memli Krasniqi, LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Kosova ndodhet në ngërç institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025. Pavarësisht 16 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se partia që ka dalë e para në zgjedhje- Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentares, ndërsa partitë që gjatë legjislaturës së kaluar kanë qenë në opozitë nuk po pajtohen për ta votuar të propozuaren e kësaj partie, Albulena Haxhiun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu