Një avion i kompanisë Pegasus që fluturon edhe nga Shqipëria ka dalë nga pista në aeroportin e Trabzonit në Turqinë veriore, në zonën e Detit të Zi.
Pasagjerët deklaruan se që në nisje avioni bëri një zhurmë të fortë por që u nis dhe nuk iu dha shpjegim, përcjell Albeu.com
Në bordin e avionit ishin plot 162 paragjer, 2pilotë dhe 4 stjuardesa.
Avioni u nis nga Ankaraja në orën 22.00 dhe pas fluturimit të zakonshëm ka bërë përgatitjen për t`u ulur në aeroportin e qytetit të Trabzonit, por doli nga pista dhe mendohet se shkak ishte cilësia e dobët e karburantit.
Për fat të mirë nuk raportohet për viktima përvec disa udhëtarëve që kanë dëmtime të lehta nga përplasja. /albeu











