Pamje që të ngjallin frikën. Të tilla janë pamjet që vijnë nga Karolina e Veriut, ku kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gjashtë shtëpi u shembën pasi u goditën nga valët e Oqeanit Atlantik.
Sipas Washington Post, imazhe të tilla janë të zakonshme përgjatë bregdetit të shtetit të prekur nga erozioni. Pesë nga shtëpitë – të pabanuara – u shembën të martën në zonën e Haterës brenda 45 minutash, për fat të mirë pa asnjë të lënduar, vetëm për t’u pasuar nga një e gjashtë disa orë më vonë. Zyrtarët e Shërbimit të Parkut Kombëtar u bënë thirrje vizitorëve të qëndrojnë larg rrënojave dhe të jenë të kujdesshëm “për shkak të mbeturinave potencialisht të rrezikshme” në plazh dhe në valë.
Valët që goditën bregdetin e Karolinës së Veriut të martën ishin veçanërisht të forta, me një periudhë 15-sekondëshe, e cila i referohet kohës midis kreshtave të valëve. Sa më e gjatë kjo periudhë, aq më shumë energji mbartin valët.
Six more houses in the Outer Banks have collapsed as Hurricanes Humberto and Imelda rumbled in the Atlantic.
All were unoccupied. https://t.co/M41W36YSDD pic.twitter.com/v4OPBFNkXB
— The Washington Post (@washingtonpost) October 2, 2025