Pamje të turpshme, policia e Kosovës nuk mban dot të arrestuarit, përplasen me grushta në mes të rrugës (VIDEO)

Pas një plagosje me armë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, arrestimi i dy të dyshuarve si të përfshirë në plagosjen që ka ndodhur të hënën, nuk ka kaluar pa probleme.

Nga video ku shfaqen incizimet shihet se policët e kanë pasur problem menaxhimin e situatës. Të arrestuarit, ndonëse ishin nën pranga, u grushtuan edhe me policinë.

Pas intervenimit të forcave shtesë dhe rritjes së numrit të policëve në vendin e ngjarjes, është arritur që të arrestuarit të vihen nën kontroll.

Ndryshe, në orët e paradites Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur një person në lagjen “Arbëria” në Prishtinë./InfoShqip

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu