Pamjet kur Edi Rama hidhet me parashutë nga Morava. Ja kush e filmoi (VIDEO)

Pasionet e kryeministrit Rama janë të shumta, por nuk e dimë nëse edhe hedhja me parashutë është një ndër to.

E themi këtë sepse një ditë më parë Alket Islami publikoi në rrjetet sociale disa foto me çiftin kryeministror nga qyteti i Korçës, ku po zhvillohet aktiviteti “Korça Open Air”.

Edhe kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij linda kanë marrë pjesë në ceremoninë e këtij aktiviteti, ku kanë bërë edhe disa foto me organizatorin e këtij aktiviteti.

Ndërkaq sot korçari më i njohur i rrjetit, Ilir Vrenozi ka bërë publike një video ku ai thotë se është Edi Rama duke u hedhur me parashutë nga mali i Moravës.

Sigurisht që Vrenozi i ka ca fjalë për kryeministrin, i cili i ka kaluar këto Krishtlindje në Korçë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu