Pamjet shqetësuese e tregojnë fëmijën që mbytej në pishinë dhe askush nuk e vërente (VIDEO, +16)

Fëmija i paemëruar që po luante në një pishinë të mbyllur në Helsinki të Finlandës, ka nisur të mbytet në ujë dhe askush nuk po e vërente.

Pasi është përpëlitur për disa minuta, trupi i pesëvjeçarit ka dalë në sipërfaqe, pastaj është intervenuar për t’ju dhënë ndihma e shpejtë.

Megjithëse ka shpëtuar pa probleme shëndetësore, janë nisur hetime për shpëtimtarët kujdestarë dhe nënën e tij që besohet që gjatë asaj kohe ishte në saunë.

“Si ka mundësi që askush nuk po e sheh, është e tmerrshme”, është një koment lidhur me rastin, që është shpërndarë për të ngritur vetëdijen se çfarë mund t’i ndodhë fëmijëve në pishinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu