Pandemia Covid-19: Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Pas shfaqjes së korona virusit të ri SARS-CoV-2 në qytetin Wuhan në Kinë dhjetorin e vitit të kaluar raportohet se deri më sot me 11 prill së paku 359215 njerëz janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe janë regjistruar 92046 raste të reja të personave të infektuar. OBSH’ja e ka shpallur pandemi globale me 11 mars.

92046 raste të reja të COVID-19 dhe 7101 vdekje janë raportuar gjatë ditës së djeshme.

Rastet e të prekurve që janë shëruar deri tani janë 359215 apo 21.70 për qind, në trajtim mbesin 1191606 raste, 72.1 për qind.

Përqindja e mortalitet të pandemisë së COVID-19 është 6.2 për qind në shkallë botërore, me 102151 raste të vdekjeve të raportuara.

Ndonëse nisi në Kinë, tani pandemia është përhapur në 214 shtete dhe territore të botës. 163 prej tyre kanë raportuar fatalitete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu