Pandemia: Si dhe kur do të nisë rimëkëmbja ekonomisë e BE?

Rimëkëmbja ekonomike në Bashkimin Evropian do të varet kryesisht nga kohëzgjatja e pandemisë së virusit koronar, por gjithashtu nga plani i ri për rimëkëmbjen e gjeneratës së ardhshme të BE, tha Komisioneri evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

“Nuk është e lehtë të kesh parashikime të qëndrueshme në një situatë kaq të pasigurt,” tha ai, duke paraqitur rënien e parashikimit ekonomik të Komisionit Evropian.

Gentiloni i bëri thirrje Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian që të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur mbi Kuadrin Financiar Shumëvjeçar – buxhetin 7-vjeçar të BE – dhe një plan rimëkëmbjeje të quajtur “BE e Gjeneratës së Ardhshme”.

Sipas simulimeve të KE, financimi nga instrumenti 750 milion euro mund të kontribuojë në rritjen e produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në 2 përqind.

Efekt i pabarabartë tek anëtarët

Komisioni Evropian vlerëson se ekonomia në të gjithë Unionin pritet të bjerë 7.4 përqind këtë vit, të rritet 4.1 përqind vitin e ardhshëm dhe 3.0 përqind në 2022.

Pandemia ka goditur anëtarët e BE-së në mënyrë të pabarabartë, dhe kështu ka një ndikim të pabarabartë në ekonomitë e tyre.

Vendeve me një sektor të madh turizmi, të tilla si Kroacia, Greqia, Spanja, Italia dhe Portugalia, do t’u duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar, thotë Gentiloni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu