Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar pas lajmit se trajneri i kombëtares, Christian Panuçi i kishtë gjetur shtëpinë nëpërmjet avokatëve të tij dhe i kishin vendosur në dispozicion të gjykatës.
“Adresën time miq, nuk e gjetën as avoketërit e Panuçit dhe as avoketërit e Top-it. Zyra ime avokatore e depozitoi sapo u kërkua. A është një shpifje kjo ?”, tha Nishani me ironi.
Vlen të theksohet se Panuçi ka paditur ish-presidentin Nishani për prishje të imazhit dhe kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim pasi ish-presidenti e ofendoi në lidhje me rezultatet e dobëta të Shqipërisë. /albeu