I pazakontë mund të quhet rasti i një 75-vjeçari, i cili para 17 vitesh kishte mbyllur para në një llogari bankare.
Në këto moshë, ai kishte vendosur që të tërhiqte kursimet, por mbeti pa fjalë kur shkoi në bankë.
75-vjeçari me inicialet Sh.I., kishte derdhur në llogari një shumë ta caktuar parash, që në vitin 2000, por kur ka shkuar për t’i marrë ato nuk rezultonin më. Ka qenë vetë i moshuari i cili ka bërë denoncim në policinë e Tiranës.
Kjo bëri që policia të nisë një hetim. Dyshimet paraprake janë se paratë e të moshuarit janë vjedhur.
“Më datë 26.09.2017, shtetasi Sh.I, vjeç 75, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në vitin 2000, ka depozituar një shumë lekësh në një bankë dhe në datë 11.05.2017, i kanë thënë se nuk keni depozita bankare në këtë bankë”, njofton Policia.










