Mensur Mustafa 28-vjeç dhe Abdulkerim Mustafa 26-vjeç nga Koliçani i Epërm janë vëllezërit që sot ndërruan jetë në tragjedinë që ndodhi rreth mesditës në Çair.
Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e dy vëllezërve, të cilët mbetën të ngujuar në kanalin që i zuri ata pas punimeve që po kryenin në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ përballë poliklinikës Çair, konkretisht gjatë gropimit të dheut me ekskavator për rrjetin ujësjellës, kishte ardhur deri tek rrëshqitja e dheut dhe si pasojë e kësaj tre trupa ishin bllokuar.
Dy vëllezërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një 54-vjeçar me lëndime ishte nis drejt Spitalit të Qytetit.
Shokët e tyre kane treguar për vëllezërit Mustafa, qe kane qenë shenmbull edhe si punëtor edhe per sjelljen e tyre.
“Pas 5-6 viteve zoti e gëzoi para pak kohe me djal Mensurin, sot ndodhi kjo tragjedi. Nuk mund ta pershkruaj me fjale”, ka treguar nje shok i tij per portalin “Alfa” ne gjuhen maqedone.