Paralajmërimi i fortë Pompeos për Kinën

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se roli i Kinës në pandeminë globale të koronavirusit ka të ngjarë të detyrojë vendet të “rishikojnë infrastrukturën e tyre telekomunikuese, përfshirë miratimin e rrjetit të Kinës Huawei 5G”.

I pyetur në lidhje me përdorimin e Huawei dhe 5G, Pompeo tha në një intervistë për Fox Business se ai ishte “shumë i bindur se ky moment, kur Partia Komuniste e Kinës nuk ishte transparent dhe e hapur dhe nuk i merrte si duhet të dhënat, do të shkaktonte shumë pasoja.

Shumë vende po rimendojnë atë që kanë bërë në lidhje me infrastukturën e tyre telekomunikuese”.

“Kur Huawei përpiqet t’u shesë atyre pajisje, vendet do të kenë një prizëm të ndryshëm përmes të cilit ata shikojnë atë vendim”, tha Pompeo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu