Paralajmërimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem, ambasadorja e Kosovës: Hipokrizia ka emër

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit të Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se hipokrizia ka emër pasi Kosovë nuk ka ende ambasadë pranë BE.

Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE.

Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, shkruan Vlora Çitaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu