Paralajmëron Gëzim Kelmendi: Pas Kurtit, ne do të vijmë në pushtet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se pas Vetëvendosjes në pushtet do të vie partia e tij ‘Fjala’. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se shqiptarët e kanë një rend, duke iu drejtuar kështu kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit.I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfar rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS”, ka shkruar Kelmendi.

Kujtojmë se partia ‘Fjala’ nuk ka arritur të takojë pragun zgjedhor dhe ka mbetur jashtë dyerve të Kuvendit, pa asnjë ulëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu