Ish-ambasadorja e Bosnjë e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara (OKB), Mirsada Çolakoviq paralajmëron se lidhjet e Millorad Dodikut me presidentin rus paraqesin një kërcënim për rajonin.
Çolakoviq në një intervistë për The Geopost thekson se Evropa ka ndryshuar dhe tashmë vendet e Ballkanit Perëndimor po i ndiejnë pasojat.
“Evropa ka ndryshuar patjetër dhe ne do të ndjejmë pasojat e gjithë kësaj për një kohë shumë të gjatë, jo vetëm nga marrëdhëniet ekonomike, por që kemi edhe kriza politike që nuk jam e sigurt se do të përfundojnë kaq shpejt dhe lehtë”, paralajmëron Çollakoviq.
Ajo shton se edhe pse Dodiku ishte fitues në Republika Srpska, ai kishte ftuar qytetarët që të protestojnë në mbështetje të tij.
“Në Sarajevë ka pasur demonstrata kundër vendimit të përfaqësuesit të lartë Shmid, ndërsa në Banja Llukë pati demonstrata në mbështetje të Dodikut, i cili fitoi zgjedhjet për president të Republikës Srpska dhe pati ftuar të gjithë njerëzit e tij të vijnë në demonstrat. Njeriu që fitoi pati një demonstratë”, shton ajo.
Sipas Çolakoviqit, qyetarët e Ballkanit janë të veçantë, mirëpo që manipulohen lehtë.
“Duhet ta kuptojmë se jemi të veçantë dhe në një mënyrë të mirë, por nga ana tjetër manipulohemi shumë shpejt dhe shndërrohemi lehtësisht në diçka që nuk do të thosha kurrë në jetë se do të jetë fqinji juaj nesër”, thekson Çolakoviq.
Në këtë intervistë, ajo ka folur edhe për ndikimin rus në OKB, duke treguar se si nuk ishte miratuar një Rezolutë që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.










