Paralajmëron Rama: Do kemi takim me Tsipras, do të zgjidhim çështjet e vjetra

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat greke ka treguar se së shpejti do të këtë një takim mes tij dhe homologut Tsipras, ku do të diskutohet për cështjet e vjetra me Greqinë.

Ndër të tjera a tha për cështjen Kacifas, se incidente të tilla ndodhin, por ama dy popujt nuk urrehen.

“Ne presim të takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces dialogu shumë intensiv për shumë çështje që mbulojnë disa vite dhe të tjera që nuk janë paraqitur kurrë me vullnet të plotë, guxim dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme” deklaroi Rama.

“Marrëdhënia me Greqinë është historike dhe tradicionale, por si gjithmonë me fqinjët ndodhin edhe incidente, por duhet ti përballojmë. Ju mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si luftë. Ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie.

Unë mendoj se ndonjëherë ka gjëra që janë fatkeqe, ato ndodhin dhe ne duhet të merremi me ta, por tani marrëdhëniet janë të mira dhe nuk ka armiqësi mes popujve. Grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë, pjesa tjetër është thjesht politikë” përfundoi Rama.

Mes dy vendeve prej dy vitesh kanë nisur negociatat për zgjidhjen e problemeve të vjetra duke filluar nga kufiri detar, por ende nuk ka një marrëveshje, ndërsa vrasja e minoritarit në Gjirokastër solli tensione ndërmjet Tiranës dhe Athinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu