Paralajmëron Vuçiq: Do ta shihni një “truk” nga perëndimi në lidhje me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në periudhën e ardhshme do të pasojë “mashtrimi” i perëndimit në lidhje me Kosovën.

“Do të shihni një “truk” të cilin do ta paraqesin disa nga perëndimi e që është “kthehuni dhe bisedoni normalisht, ne kemi arrestuar 40 serbë, i kërcënojmë pak se do të vazhdojmë t’i arrestojmë, por de-eskalimi është kur tërhiqen 25 për qind e diçkaje.

Askush nuk e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë, sepse duhet të mbrojnë “beben” e tyre”, ka pretenduar Vuçiq

Ai ka thënë se i ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për takim dhe se pret që takimi me të të mbahet në ditët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu