Parashikimi i Petrit Zogajt: Vetëm edhe kjo lëvizje i duhet LDK-së që përfundimisht të ecë Vjosa Osmani

Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar përplasjet e sotme ndërmjet Vjosa Osmanit dhe deputetëve të LDK-së. Ai ka shkruar në Facebook se vetëm edhe një lëvizje i duhet LDK-së, që Vjosa Osmani të formoj një subjekt të saj politik, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

“LDK e ka perjashtu Vjosen nga partia. Nuk ka hic rendesi me se cilat ishin arsyet, ose a kishte te drejte LDK ne ate vendim e saj apo jo. Ne keto detaje askush nuk hyn me.

E tash, vazhdimi i konfliktit ne mes LDK dhe Vjoses, vetem cka i ndihmon kesaj te fundit qe te mobilizohet dhe te formoje subjektin politik. Nje levizje e tille, s’do mend qe do ta demtonte me se shumti vet LDK.

I duhet vetem edhe nje levizje tjeter LDK-se ne lidhje me perfshirjen e PDK-se ne qeveri, qe legjitimiteti j Vjoses me qene jashtezakonisht i madh ne promovimin e nje subjekti te ri politik.Ne keto rrethana, Vjosa bashke me ekipin e saj do te merrte ne zgjedhje e reja mbi 10% me se paku, ku do te zhyste LDK ne perqindjet e viit 2007, dhe padyshim do te behej pjese e nje qeverie te udhehequr nga LV, si fituese e zgjedhjeve.

Me nje fjale, LDK e perjashtoj Vjosen, ama po i ndihmon asaj shume ne kete periudhe qe te organizohet ne subjektin e ri.Personalisht, do te doja qe Vjosa te ishte udheheqese e nje partie politike, per arsyen e vetme qe ne keto dy dekada nuk ka pase grua me te fuqishme politike qe ka qene prezente ne jeten politike kosovare.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu