Thuhet se ka parashikuar sulmet e 11 shtatorit, një cunam dhe Brexit, gjithashtu besohet se ka parashikuar edhe dy ngjarje të rëndësishme që do të ndodhin në vitin 2018″>2018.
Baba Vanga, që vdiq në vitin 1996, në moshën 85 vjeçare, pretendonte se kishte aftësi mbinatyrore që i lejonin të parashikonte fatkeqësi natyrore dhe ngjarje të tjera të mëdha, transmeton Albeu.com.
Supernaturalistët thonë se para vdekjes, Baba Vanga parashikoi të ardhmen deri në shekullin e 51-të – kur tha se bota do të përmbyset, shkruan “Daily Mail”.
U quajt edhe ‘Nostradamus nga Ballkani’, e thuhet se parashikoi që në vitin 2018″>2018 Kina do të kalojë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë superfuqia e ardhshme në botë.
Ajo gjithashtu pohoi se ‘një formë e re e energjisë’ do të zbulohet në Venus.
Ata që besojnë tek parashikimet e kësaj gruaje thonë se Baba Vanga mund të ketë të drejtë, të paktën në një prej rasteve. /albeu










