Parkimi i gabuar nga shoferë të papërgjegjshëm është një problem shumë i madh gjithandej.
Mirëpo, ka prej atyre shoferëve që nuk përtojnë t’u japin mësim “të fortëve” që shkelin rregullat dhe u vështirësojnë jetën të tjerëve.
Videoja e mësipërme është filmuar në Oregon të SHBA-ve ku dy shoferë kanë konstatuar se një “i fortë” me fuoristradë Mercedes kishte parkuar mes dy hapësirave të lejuara për parkim duke zënë kështu dy vende, shkruan Albeu.com.
Ata kanë vendosur makinat e tyre ngjitur makinës së “të fortit” duke pritur se si do të reagonte ai.
Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni të gjithë videon e mësipërme.
Një gjë është e sigurt, ai nuk do të parkojë më ashtu! /albeu