Pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka reaguar Partia Demokratike Turke.PDT ka shprehur shqetësimin, duke thënë se Turqia vazhdimisht ka qenë kundër kësaj dhe deputetët turq në Kuvendin e Kosovës e kanë konsideruar si hap të gabuar.
“Ne e presim me shqetësim dhe pikëllim hapjen e ambasadës në Jeruzalem, e cila është nën rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht këshillave të vendeve evropiane, Republikës së Turqisë dhe paralajmërimeve tona në Parlament, qeveria, e cila gjithashtu ka dalë nga marrja e mbështetjes së popullit të Kosovës, ka diskutuar këtë hap të gabuar që vendi po përpiqet ta finalizojë”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, hapja e Ambasadës në Jerusalem, do të ketë efekte të drejtpërdrejta negative në proceset diplomatike mes Kosovës dhe Turqisë dhe politikat e shtet-ndërtimit.“Si parti, ne shprehim respektin tonë për popullin e Kosovës dhe do të jemi ndjekës të të gjitha fushave për të rishikuar këtë vendim të gabuar”, thuhet tutje.
Ndryshe, Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës thuhet se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Shtetin e Izraelit në Jerusalem bazohet në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti.








