Pushimet dimërore kanë shkaktuar probleme të mëdha e shqetësim tek autoritetet zvicerane, kur një pjesë e madhe e qytetarëve kanë vendosur të udhëtojnë jashtë shtetit për të kaluar festat e fundvitit, në këtë periudhë kur shifrat e të infektuarve me koronavirus mbesin ende shqetësuese.
Një pjesë e madhe e mërgimtarëve nga Kosova jetojnë në Zvicër, dhe ata kanë vendosur që pushimet këtë vit t’i kalojnë në Kosovë, pavarësisht frikës nga infektimi dhe përhapja e mëtejme e koronavirusit.
Në njërën nga mediat zvicerane paraqitet si shqetësues ky veprim, duke thënë se bilanci i dëmit që është shkaktuar do të zbulohet ditëve në vijim.
Zvicra gjatë kohës kur po përballej me shifra të larta kishte kufizime të rrepta, përfshirë këtu edhe festat e ndryshme. Vetëm 10 persona lejoheshin të takoheshin, restorantet qëndronin të mbyllura dhe takimet në hapësira publike ishin të kufizuara rreptësisht. Ndërsa nga 22 dhjetori u vendos që edhe restorantet në Zvicër të mbyllen.
Sipas mediumit zviceran kjo nuk vlente për kosovarët të cilët ishin të gatshëm të udhëtonin, e për këtë tregojnë më së miri numrat e fluturimeve që janë realizuar.
Vetëm me 2 janar në aeroportin e Bazelit rreth 50 aeroplanë zbarkuan, ndërsa me 3 janar rreth 25 makina. Ndërsa në aeroportin e Cyrihut kishte dhjetëra makina nga Prishtina.
Në bazë të dhënave të publikuara ofrohen detaje nga udhëtimet e aeroplanëve të parë që vinin nga Prishtina për në Zvicër.
Për këtë shkak, Zvicra ka urdhëruar që të kryhen teste rapide për të kthyerit nga Kosova. Dhe kjo tani është bërë shqetësuese për disa politikanë.
Këshilltarja Kombëtare Sandra Sollberger, e cila qëndron në komitetin e SVP, ka kërkuar teste të menjëhershme për të kthyerit.
“Njerëzit kthehen nga festimet e tyre familjare nga një vend që ka nivele shumë të larta të infeksioneve nga korona”, shkruan Nau.
‘’ Në këtë vend restorantet dhe dyqanet janë të mbyllura. Kontrollet në familjet private dhe masa të tjera të pabesueshme në vendin e tyre dhe në kufi thjesht asgjë nuk ndodh’’, shtoi Sollerberger, duke paraqitur shqetësimin e saj.
Ilir Arifi nga Bavaria i cili ushtron profesionin e doktorit, tha se në Kosovë shifrat që paraqiten janë vështirë të besohen pasi disa njerëz po e fshehin faktin se janë të infektuar.
“Një problem i madh me pandeminë në Kosovë është se njerëzit po fshehin sëmundjen e tyre,” tha Arifi.
Kujtojmë se në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 7,986.









