Partitë shqiptare BDI, koalicioni ASh-AAA dhe PDSH do të garojnë me një kandidat të përbashkët në komunën e Çashkës. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i përbashkët për kryetar komune, Suat Shaqiri që vjen nga radhët e BDI.
Ja postimi i tij në rrjetet sociale:
“Ne vendosëm, bashkë !
Të ndëruar qytetar të komunës së Çashkës, të ndëruar miq e bashkëvendas. Pas përfundimit të perpilimit të listave për këshilltar komunal si dhe shpalljes së kandidaturave tashmë edhe zyrtarisht për kryetar të komunave, ju informojmë se në komunën tonë të gjitha partit shqiptare janë përcaktur që t’a mbështesin kandidaturen tonë si dhe te bashkohën në një listë për këshillin e komunës.
Suat Shaqiri – Kandidat për Kryetar të Komunës ( Bashkimi Demokratik Për Integrim -BDI )
Lista e këshilltarëve (Koalicion Lokal mes: Bashkimi Demokratik Për Integrim, Koalicioni Aleanca Për Shqiptarët dhe Alternativa , Partia Demokratike Shqiptare )
Ne u bashkuam, bashkimi do sjell fitorën! Na priftë e mbara”, ka shkruar shtabi i koalicionit.
Por lajmi është bërë i ditur edhe nga Halit Ferati nga ASH, i cili ka shkruar:
“Të nderuar miq shok dashamirës pas shumë diskutimeve edhe përfundimisht u zyrtarizua Kolicionimi për keshillin Komunal Çashkë dhe përfundimisht garojmë më një listë te gjitha Partitë politike Shqiptare dhe ideja dhe qëllimin i këtij Kolicionimi është fuqizimi dhe vendimarrja e një populli historikisht të neperkembur!
Keto janë zgjedhje Lokale ku vendoset direkt per fatin e vendbanimeve tona dhe ku Kolicionim ishte më së i nevojshëm për vendet tona
Për mua është nder që me besuan ta udhëheqë ketë Kolicionim ku shpresojmë të sjellë shumicë dhe vendimmarrje qe na mungon për shumë kohë dhe shpresojmë të jetë çelësi dhe shtylla e funksionimit për katër vitet e ardhshme në Komunen e Çashkës
Bashkimi bënë fuqin
Bashkim vendosë vendimmarrjen
Me Bashkim bashke do ja dalim
#Napriftembara
Faleminderit Kryetar i Shqiptarve Ziadin Sela për kujdesin dhe vëmendje për Shqiptaret ku Janë pakicë!”, ka shkruar Ferati.
Komuna e Çashkës është komunë e cila shtrihet në pjesën qëndrore të Maqedonisë së Veriut.
Bazuar në lëvizjet e popullsisë gjatë viteve 2002-2019 sipas të dhënave vjetore të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Maqedonisë së Veriut, në fund të vitit 2019 Komuna e Çashkës kishte 8,227 banorë, kurse struktura etnike e popullsisë ishte si vijon: Shqiptarë 48.1%, Maqedonas 44.2%, Turqë 5.2% dhe të tjere 2.5%.









