Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të rikandidojë sërish në zgjedhjet për kryetar të partisë së saj CDU. BBC raporton se zgjedhjet brenda CDU janë parashikuar të mbahen në muajin Dhjetor, ndërsa Merkel ka njoftuar partinë se nuk do garojë për t’u rizgjedhur.
Vendimi i saj vjen pasi CDU pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet rajonale. Angela Merkel ka qenë kryetare e CDU që prej vitit 2000, duke u bërë kështu një nga lideret më jetëgjatë të saj. Kurse që nga viti 2005, Merkel ka qenë Kancelare e Gjermanisë, post që vazhdon ende ta mbajë.
Sipas burimeve të BBC, Merkel njoftoi lidershipin e CDU-së se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të partisë, por tha se dëshiron që të vazhdojë të mbetet Kancelare e vendit.