Pas Agollit, Panucci: Ja kush do jetë kapiteni i ri i Kombëtares

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur para mediave për ndeshjen miqësore të 26 marsit kundra Norvegjisë. Pasi la jashtë listës Ansi Agollin, tekniku italian është pyetur për kapitenin e ri të kuqezinjve, shkruan SYRI.net.

“Kapiteni ? Në ditën që u prezantova si trajner e bëra të qartë. Nëse nuk e keni dëgjuar po ju përsëris. Për sa kohë do të drejtor Shqipërinë është e thjesht për të kuptuar se kush është trajneri.

Kapiten do të jetë njëri prej 11 lojtarëve që është në fushë dhe që ka zhvilluar më shumë ndeshje me Kombëtaren. Të hënën do ta kuptoni kush do jetë trajneri”, theksoi ai.

Gjithashtu Panucci ka sqaruar edhe arsyen përse nuk ka grumbulluar Agollin. “Në shtator Agolli mbush 36 vjeç dhe kur fillojnë eliminatoret na duhet të mendojmë për të ardhmen dhe zëvendësuesin e tij. Jam i detyruar të kërkoj zëvendësuesin e tij për shkak të moshës së madhe”, tha fillimisht ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu