Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit vjen me këtë njoftim

Pas përcjelljes së fundit të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit.

E pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.

Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional.

“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe,” thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij.

Familja Kasapi e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Me respekt, Familja Kasapi,” duke konfirmuar dëshirën për të ndarë kujtimet e tyre me të gjithë ata që e donin artistin.

Publikimi ka sjellë një lumë komentesh ngushëlluese nga fansa dhe figura publike, të cilët shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme të artistit, duke dëshmuar ndikimin e madh që pati Shpat Kasapi në skenën muzikore shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu