Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar faktin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se një muaj.
Përmes një postimi në “Twitter” ambasadori Szunyog ka thënë se pret që të formohen sa më shpejt institucionet e Kosovës dhe të punojnë për të mirën e popullit.
“E vlerësoj që KQZ-ja ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Appreciate that @KQZKosova was able to certify election results less than one month after the election day. Expect Kosovo institutions (parliament, government and president) to be established soon and to start working for the benefit of Kosovo people. pic.twitter.com/EecLa1UVpf
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 13, 2021









