Pas dopietës me Brazilin, Coutinho ka një mesazh të fortë për tifozët e Barçës

Philippe Coutinho ishte ylli i ndeshjes hapëse të “Copa America”, ku mikpritësit e këtij turneu fituan 3-0 ndaj Bolivisë. Futbollisti i Barcelonës zhbllokoi shifrat e bardha nga pika e penaltisë, pas pushimit mes dy pjesëve, dhe e vuri në rrugën e sigrt suksesin tri minuta më vonë, kur shënoi për avantazhin 2-0.

“Marca” e ka pyetur Coutinhon në zonën e përzier të “Estadio Morumbi”, pas ndeshjes, prej nga braziliani dërgoi një mesazh për tifozët e Barcelonës, që e kishin shijuar paraqitjen e tij të madhe me “Selecao”:

“Unë nuk kam shumë për të thënë. Iu jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen, që e kam pasur gjithmonë. Kam pasur momente të vështira te Barcelona, sepse nuk u ambientova siç e prisja në fushë, por futbolli është i tillë. Unë po punoj shumë për t’u përmirësuar”.

Coutinho u zhyt në mendime, kur u pyet nëse kjo ishte dita e tij më e lumtur e sezonit, por nuk preferoi të nxjerrë veten në pah, mbi të tjerët: “Është një ditë shumë e lumtur sepse shënova dy gola dhe e ndihmova Brazilin ta niste mbarë këtë turne, duke dalë me një fitore”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu